“Djeg kjo humbje me Tiranën, dy gabime dhe dy gola”! Daiu flet për bisedën me presidentin e Egnatias: Maganin e kam mik, u largua se…

Tirana dhe Kukësi kanë treguar forcën e tyre në dy ndeshjet e para të ditës së sotme. Bardheblutë ia dolën që të fitonin ndaj Egnatias në një transfertë të vështirë me shifrat 0-2. Ekipi nga Rogozhina po drejtohej nga Përparim Daiu, pas shkarkimit të Maganit. Seferi do të humbiste disa mundësi të mira në nisje të takimit, por që falen pas pasimit të mrekullueshëm që dha në asistin e Ismajlgecit.

E majta e mbrojtësit do të shkonte në cepin e rrjetës në minutën e 39. Menjëherë nisi edhe festa si në “Squid Game”, ku lojtarët kanë ngrirë për një moment. Ndeshja është përmbyllur në fundin e pjesës së parë. Portieri i Egnatias bëri një gafë të pafalshme pas një gjuajtje lehtësisht të kontrollueshme të Seferit. Ngo ishte aty për të përfituar dhe nuk mund të gabonte duke e ndalur topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Kukësi i ka hequr dëshirën Kastriotit për të luajtur futboll me…një lojtari. Fejizhao ka arritur që të shënojë 3 gola i vetëm dhe për më tepër, 2 prej tyre me kokë, megjithëse është lojtari më i shkurtër te verilindorët, 1.69 cm i gjatë. Nga një gol për Milunovic dhe Gjelbrim Taipi, Kukësi tregoi forcën mes pesë golave. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Daiu: “Isha shumë i qetë, nuk kisha emocione. Por na ka munguar tribuna dhe kjo ndjenjë, fatkeqësisht kemi humbur. Cilësitë e Tiranës dihen, por kishim shumë mungesa dhe ndihej mungesa e një sulmuesi. Të humbësh nga gabimet tona, të djeg më shumë. Nëse do kishim evituar dy rastet e golave, do të merrte rrjedh tjetër loja. Magani? Është kompetenca e presidentit për largimin e tij. Nuk erdhi për shkakun e humbjes me Kukësin, por ishin të grumbulluara. Unë nuk erdha për trajner te Egnatia, por këshilltarin. Magani është miku im dhe si këshilltari i presidentit, do t’i këshilloja që të mos nxitohej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online