Kosova e kërkon me ngulm, sulmuesi shqiptar i Brighton refuzon për ftesën e… Zvicrës U21

Andi Zeqiri është një tjetër talent premtues shqiptar. Sulmuesi i ri ka hedhur një hap gjigant në karrierën e tij, teksa është bërë pjesë e Premier Ligës, ku mban veshur fanellën e Brighton-it. Futbollisti 21-vjeçar kërkohet me ngulm nga përfaqësuesja e Kosovës, që siç raporton “Indeksonline” i ka dërguar ftesë për ndeshjet e muajit mars.

Por duket se lojtari e ka të qartë në kokën e tij se cilin flamur do të përfaqësojë. Kualifikueset e Botërorit 2022 duket se nuk e joshin Zeqirin, i cili refuzon për ti thënë po Zvicrës U21. Sulmuesi 21-vjeçar është prej disa kohësh pjesë e rëndësishme e Shpresave helvete, nga ku synon që të katapultohet në Kombëtaren A të Zvicrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online