VIDEO/ Mbrojtja e PSG-së nervozon Mbappe-në, sulmuesi francez i kërkon llogari prapavijës

PSG-ja ka marrë një fitore në minutën e fundit kundër Lille-s, të cilën e mposhti 4-3. Goli i fitores u shënua nga një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit e Lionel Messi-t në minutën e 95. Parisienët nuk kanë pasur një përballje të lehtë, teksa Bamba përmbysi rezultatin në 2-3 kur kronometri numëronte minutën e 69. Një top i gjatë zë në befasi mbrojtjen e PSG-së, duke i dhënë Bambës hapësira të mëdha, të cilat ai i shfrytëzoi për të shënuar.

Mungesa e përqendrimit e mbrojtjes së klubit parisien nervozon Mbappe-në, i cili shfaqet dukshëm i pakënaqur me golin e pësuar. Kamerat fokusojnë sulmuesin francez, që shihet duke i kërkuar llogari shokëve që ndodheshin në repartin e mbrojtjes. Megjithëse ishin në epërsi numerike, Mbappe nuk e kupton se si kundërshtari arriti të shënonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online