VIDEO/ Juventusi nis ngjitjen në tabelë, merr fitoren e tretë radhazi në Serie A dhe i afrohet zonës së Europës

Dënimi me heqjen e 15 pikëve në renditje shkaktoi jo pak turbulenca në kampin e Juventusit. Alegri nisi të deklaronte në media se tashmë objektiv mbetej mbijetesa, por rezultatet në fushë janë në kundërshtim me fjalët e tij. Bardhezinjtë kanë marrë sot fitoren e tretë radhazi në Serinë A dhe nisin ngjitjen në tabelën e klasifikimit.

“Zonja e Vjetër“ ka mposhtur Specian me rezultatin 0-2 dhe shkon kështu në vendin e 7, duke iu afruar ndjeshëm zonës së Europës. Goli i parë u shënua nga Mois Kini, i cili në minutën e 32-të e dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë në pjesën e dytë Di Maria ai që me të majtën e tij dyfishon rezultatin dhe vulos fitoren për Juventusin. Bardhezinjtë kanë grumbulluar 32 pikë deri më tani, ndërsa zona Champions është vetëm 10 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online