Një mbrëmje për t’u harruar ishte ajo e djeshmja për Frenk Riberi. Ky i fundit pësoi një dëmtim në përballjen kundër Parmës, ndërsa Fiorentina fitoi në shifrat 1-2. Pas shqetësimeve të ndiera në gju, Chiesa do ta zëvendësonte në minutën e 65.
Kur sulmuesi francez kthehet në shtëpi, merr një tjetër goditje. Banesa e tij ishte plaçkitur ndërsa Riberi po luante në Seria A. Pra në shtëpinë e tij në Firence ishin marrë të gjitha sendet me vlerë nga hajdutët, që nuk kishin lënë asnjë gjurmë për t’u identifikuar nga policia. Kjo e ka zemëruar shumë francezin që ka bërë një reagim në rrjetet sociale, megjithëse vendos theksin se shëndeti i familjarëve vjen në rradhë të parë dhe askush prej tyre nuk është prekur. /Sport Ekspres/
????? pic.twitter.com/29slQ0P7DM
— Franck Ribéry (@FranckRibery) July 6, 2020