Bylisi troket birrat para Partizanit? Reagojnë ballshiotët: Ndjekim edhe hapat ligjorë, vetëm Goxhajn e pezulloi trajneri

Bylisi do të presë në ditën e sotme Partizanin në shtëpi, ndërsa një foto që ka bërë jo pak bujë ishte ajo e trokitjes së birrave nga lojtarët ballshiotë që u shpërnda dje në media. Megjithatë nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Bylisi konfirmon se bëhet fjalë për një fotografi të vjetër dhe se futbollistët kanë qenë në grumbullim për t’u përgatitur për Partizanin.

Gjithashtu duke paralajmëruar se në rastin e një tjetër gabimi nga ana e mediave që dëmton imazhin, atëherë do të ketë një ndjekje me hapa ligjorë. Ndërkohë konfirmohet edhe dënimi i trajnerit Dovedan për Jurgen Goxhajn që nuk do të jetë ndaj Partizanit, pasi nuk dëgjoi urdhërat e teknikut kur mori vetë penalltinë ndaj Tiranës në Kupë duke e humbur atë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online