Floyd Mayweather u kthye në ring pas më shumë se një viti mungesë. Boksieri i pamposhtur amerikan u ndesh me japonezin 20-vjeçar, Tenshin Nasukwa, në një duel jo zyrtar, me kohëzgjatje tre raunde.
Por, 41-vjeçarit iu desh vetëm raundi i parë që të mbyllte duelin, duke e rrëzuar tre herë radhazi japonezin. Vlen të përmendet fakti se avioni i Mayweather kishte zbritur në Tokio me katër orë vonesë, duke shkaktuar frikë te të pranishmit, pasi shumë menduan mos Mayweather kishte ndryshuar plan në momentin e fundit.
Për këtë duel që zgjati vetëm tre minuta, Mayweather u pagua 9 milionë dollarë. Pala japoneze shpresonte që boksieri i tyre të arrinte të mbyllte me sukses raundin e tretë, gjë që do t’i jepte barazimin ndaj një legjende si amerikani, i cili ka një rekord të pamposhtur prej 50 fitoresh dhe 0 humbje e barazime