Takimi midis Atromitos dhe Arisit të Selanikut ka mbaruar me fitoren 4 – 2 të ekipit vendas. Një ndeshje kjo krejtësisht e pazakontë, pasi katër nga gjashtë golat e takimit u shënuan në katër minutat e kohës shtesë.
Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha e nisën nga minuta e parë këtë takim. “Festa” e golave filloi në minutën e 90 me golin e Aris që ngushtoi diferencën. Vendasit u kundërpërgjigjën pas dy minutave me Kuluris, ndërsa Aris tundi përsëri rrjetën e Atromitos pak sekonda më vonë. Goli që çoi shifrat në 4 – 2 dhe u shënua në minutën e 94-të.
https://www.youtube.com/watch?v=rEovu87Iwdw