VIDEO/ Martial bëhet qesharak, tregon potencialin si sulmues në… portën e tij

PSG është duke luajtur ndeshjen e parë në Champions League kundër Manchester United. Skuadrat aktualisht ndajnë një barazim me shifrat 1-1, për të cilin francezët duhet të falenderojnë kundërshtarët. Instikti i sulmuesit ka qenë i fortë te lojtari i “djajve të kuq”, aq sa e ka dërguar topin në rrjetën e tij.

Në një goditje nga këndi Neymar hedh një top në zonë, por Martial harron se ndodhet në zonën e tij dhe bëhet qesharak. Francezi tregon potencialin si sulmues në portën e tij, duke tundur rrjetën e De Geas. Një gabim që i jep barazimin PSG-së, e cila mund të kërkojë tashmë edhe përmbyjen e rezultatit me kundërshtarin e drejtpërdrejtë në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/IAmSaquon/status/1318646928649969666

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online