VIDEO/ “Hakmarrje e ëmbël”! Te Dortmundi nuk i besuan, Imobile është basti i fituar i Igli Tares

Çiro Imobile ka përmbushur mbrëmjen e sotme “hakmarrjen e ëmbël“ kundër ish-skuadrës së tij. Në vitin 2014 u transferua te Borusia e Dortumit, ku nuk i besuan aftësive të tij. Ndërkohë sot, 6 vite më vonë, është pikërisht ai që i tregon se sa shumë gabuan dhe zgjedh një kompeticion si Champions League për ta bërë një gjë të tillë.

Lacio ka bërë një debutim magjik pas 13 vitesh në arenën e më të mirëve, duke mposhtur pastër verdhezinjtë me shifrat 3-1. Goli i parë erdhi pikërisht nga këmbët e kapitenit Imobile, i cili do të ishte vendimtar sërish në golin e 3-të, teksa me asistin e tij ia bëri punën tejet të lehtë Akpa Akprosë.

“Këpuca e artë“ e sezonit të shkuar në Serie A dhe një nisje fantastike edhe në Champions League, sulmuesi italian vërteton se është basti i fituar i Igli Tares. Vlonjati e mori në gjirin e bardhekaltëve edhe pse pak besonin te Imobile, duke injoruar kritikat dhe duke lënë kohën dhe fushën e lojës të flasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Offendheimer/status/1318653906595897344

https://twitter.com/FollowSBLMedia3/status/1318652234004049923

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online