Kukësi u mposht me rezultatin 2-1 nga Skënderbeu. Verilindorët kanë luajtur një pjesë mjaft te madhe të sezonit pa objektiva dhe duke pritur të përfundojë ky sezon futbollistik. Ditën e djeshme, lojtarët e Skënderbeut ishin “zotër” të fushës, ndërsa i vetmi moment për tu mbajtur mend nga veriorët ishte goli i shënuar i shënuar nga Agim Ibraimi.
Sulmuesi shënoi me një goditje potente nga jashtë zonës së rreptësisë, duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Faqja zyrtare e Kukësit ka thumbuar drejtuesit e përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk e grumbulluan sulmuesin e Kukësit, në kuadër të Euro 2020. “FF Macedonia, ku i keni sytë?”- shkruhej në postimin e faqes zyrtare të Kukësit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/