Në pritje të kualifikimit për në “Champions League”, por Milanit i largohet lojtari kryesor i ekipit

Fati i Donarumas tek Milani do të varet drejtpërdrejtë nga ndeshja e së dielës, ku kuqezinjtë do të luajnë kartën e fundit për kualifikimin në Uefa Champions League. “Djalli” ka përballë një skuadër mjaft të vështirë si Atalanta, që ka treguar se nuk di të bëjë kompromis me asnjë klub tjetër.

Mediat spanjolle deklarojnë se agjenti i lojtarit, Mino Raiola i ka mundësuar Donarumës një kalim tek Barcelona këtë verë. Duke qenë se italiani është në fund të kontratës, katalanasit mund ta marin me parametra 0. Megjithatë, për ta finalizuar këtë marrëveshje, drejtuesit e Barcelonës duhet të largojnë gjermanin Ter Stegen, i cili është kthyer në titullar të padiskutueshëm në Kamp Nou. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online