VIDEO | Mane në Shqipëri, debuton që ndaj Luftëtarit

Skuadra e Laçit ka bërë mjaft mirë deri më tani dhe me të drejtë është pretendente për një vend në Kupa te Europës. Të besuarit e Besnik Prengës e nisën me një barazim me Kukësin gjysmën e dytë të kampionatit, por tekniku theksoi se pret edhe afrimet e fundit, për të pasur ekipin e kompletuar. Siç “SportEkspres.com” mëson, sulmuesi Maliki Mane do të udhëtojë ditën e sotme drejt Shqipërisë, ku do të bashkohet me skuadrën bardhezi.

30-vjeçari konsiderohet si një nga goditjet e Laçit, pasi ka një CV të pasur dhe është futbollist me shumë eksperiencë. Mane shkëputi me mirëkuptim kontratën në Kazakistan me skuadrën e Akhaik. Në edicionin e fundit, sulmuesi shënoi 9 gola në 27 prezenca që kishte, çka është një tregues i cilësive të tij.

Edhe pse vetëm sot Mane do të bashkohet me skuadrën, me shumë mundësi, ai do të jetë nën urdhrat e Prengës në takimin me Luftëtarin në shtëpi. Në varësi të ndeshjes, Mane mund të bëjë debutimin  tij në Laç, megjithatë ky është një vendim që  takon ekskluzivisht timonierit të bardhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online