VIDEO/ Manchester United shkëlqen pa Ronaldon në fushë, Nottingham-i pushtohet nga “djajtë e kuq”

Manchester United-i ka marrë tre pikët në javën e 15 të Premier League-s. Nottingham Foresti është pushtuar nga “djajtë e kuq”, të cilët fituan pastër 3-0. Skuadra e Ten Hagut ka shkëlqyer pa Ronaldon në fushë, teksa të dy sulmuesit kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Marcus Rashfordi zhbllokon rezultatin në minutën e 19 pas një skeme fantastike nga goditja e këndit. Vetëm 3 minuta më vonë ishte Martial-i ai që mposhti porterin Hennessey. Nottingham-i ngushton diferencat gjatë fundit të pjesës së parë, por goli anullohet për pozicion jashtë loje.

Rastet nga të dy kampet nuk kanë munguar as në pjesën e dytë, por portierët janë treguar në lartësinë e duhur për të mos e lënë topin të hyjë në rrjetë. Hennessey shpëton disa herë ekipin e tij nga pësimi i golit të tretë, por e ka të pamundur të ndalë Fredin në minutën e 87 për ta çuar rezultatin në 3-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online