“Dua të ulem sy më sy me ta”, Xhaka ngre zërin: Kështu po e vrisni futbollin

Presioni në futboll është i lartë, e aq më gepër kur bëhet fjalë për lojtarë të niveleve të larta. Tifozët nuk e mendojnë dy herë t’u kërkojnë llogari futbollistëve në rast humbjesh, e madje edhe duke e tepruar në ofendime. Fyerjet përmes rrjeteve sociale janë shtuar ndjeshëm tashmë dhe një fenomen të tillë ka vuajtur edhe Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar ka ngritur zërin kundër personave që ofendojnë në rrjete sociale gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës së nesërme në Europa League. Xhaka shprehet se në këtë mënyrë janë duke e vrarë futbollin dhe se ka dëshirë ti ketë përballë këtë kategori tifozësh.

“Nuk është problem kur fiton. Nëse humbni të gjithë ju urrejnë, të gjithë ju shkruajnë gjëra ku nuk është e mundur të kuptoni se si i shkruajnë gjëra të tilla. Do të doja të takoja njerëzit që i shkruajnë këto gjëra, të ulesha me ta sy më sy dhe ta pyesja: ‘Pse po shkruan gjëra të tilla?’

Jo vetëm për mua personalisht, sepse ndodhin shumë gjatë javëve të fundit, vetëm për të ditur se çfarë po ndjen në këtë moment kur shkruan gjëra të këtij lloji. Nuk është e pranueshme, kështu që ne duhet të hapim sytë dhe të flasim shumë sepse mendoj se ju e vrisni futbollin kështu nëse njerëzit fillojnë të flasin për një familje apo lojtar”, ka thënë Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online