VIDEO/ Maguire shkrin së qeshuri edhe komentatorin, goditja amatoreske e bën pjesë të gafave të Botërorit

Harry Maguire është rikthyer sërish te gafat e tij. Mbrojtësi anglez ka treguar kundër Uellsit përse kritikohet aq shumë nga tifozët. Futbollisti i Manchester United-it hyn në krahun e djathtë të zonës uellsiane në minutën e 31-të, nga ku provon portën.

Një goditje tërësisht amatoreske që e lë të pashqetësuar portierin e Kombëtares së Uellsit. Zhgënjimi dallohet në fytyrën e Maguire-t, që nga ana tjetër shkrin së qeshuri komentatorin e ndeshjes me tentativën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *