VIDEO/ “Magjia” që i mungonte Sitit! De Brujne kthehet në fushë dhe përmbys ndeshjen, pasimi i përsosur në minutën e fundit i jep tre pikët Guardiolës

Mançester Siti ka marrë tre pikët në përballjen e somte kundër Njukastëllit. Një ndeshje e vështirë për “qytetarët”, të cilët iu gëzuan fitores vetëm në sekondat e fundit të lojës. Bernardo Silva zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26, por Njukastëlli u kundërpërgjigj shumë shpejt. Izaku në të 35-n dhe Gordoni vetëm 2 minuta më vonë kthyen avantazhin në krahun e bardhezinjve.

Ndeshja mori rrjedhë tjetër në momentin kur De Brujne u aktivizua në fushën e lojës. Mesfushori belg u fut shkundi rrjetën 5 minuta pasi hyri në lojë, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes i dha Sitit “magjinë“ që i mungonte. Një pasim i përsosur nga mesfusha përfundoi në këmbët e Bobit, i cili e dërgoi në rrjetë dhe vulosi fitoren 2-3 të “qytetarëve“. Një paraqitje mbresëlënëse e De Brujnit, i cili mban meritën kryesore për triumfin me përmbysje të Mançester Sitit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online