Loja me dy porta është kthyer mbrapsht si bumerang për Romelu Lukakun. Ky i fundit nisi kontaktet me rivalët e përjetshëm të Interit në kohën kur mbante veshur fanelln e tyre dhe i premtonte besnikëri. Pas përhapjes së këtij lajmi, zikaltrit hoqën dorë nga transferimi i tij, ndërsa në krahun tjetër Chelsea kërkon me patjetër largimin e tij. Lukaku duket se ka prekur fundin në karrierë, pasi dera po i mbyllet edhe në Torino.
Pas përfundimit të miqësores së sotme brenda familjes mes Juventusit dhe Juventusit U21, tifozët e bardhezinjve kanë pushtuar fushën. Ata ia kanë bërë të qartë drejtuesëve se e duan belgun larg skuadrës së tyre. “Nuk e duam Lukakun”, ka qenë thirrja në kor e tifozëve. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të dëgjojnë mbështetësit e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Juventus fans chanting: “We don’t want Lukaku”
?
[? via @MaxNerozzi] pic.twitter.com/VMygQmwZpq
— ChelsTransfer (@ChelsTransfer) August 9, 2023