VIDEO/ “Luca Modric i Shqipërisë” e kthen futbollin në art në Gjermani, askush nuk vlerëson golin përpara asistit që jep TIM CIVEJA

Tim Civeja quhet si “Luca Modric i Shqipërisë”. Futbollisti i Shqipërisë U-21 ka kaluar te Saarbrucken në këtë sezon, ekip nga doli edhe Marvin Cuni në Gjermani përpara se të mbërrinte në Serinë A me Frosinone.

Civeja dallohet për ngjashmërinë e madhe fizike me Modric, por njëkohësisht edhe për stilin e lojës. Spektaklin që ofron në fushë ky futbollist e kemi parë edhe në ndeshjet e fundit të Shqipërisë U-21.

Dy asist ka dhuruar në ndeshjen e djeshme ndaj Verl ky lojtar, atje ku Saarbrucken fitoi me shifrat 4-3. Por veçanërisht asisti i dytë i Tim Civeja ishte i një tjetër kalibri duke lënë në hije edhe vetë golin, teksa shoku i ekipit duhej të shtynte topin në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online