VIDEO/ “Luajmë gjithmonë si m**”! Zbulohet acarimi i Ronaldos te Juventusi, ja debati me Kuadradon

Ronaldo dhe Juventusi nuk rezultoi një histori siç të dyja palët do e kishin dëshiruar. Pakënaqësia e yllit portugez me lojën e bardhezinjve shtohej nga java në javë dhe në verën e shkuar vendosi të zgjidhte ndarjen, duke firmosur për Mançester Junajtedin. Fakti që 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk ndihej mirë me mënyrën e të luajturit të “Zonjës së Vjetër” shihet qartë në serialin dokumentar “All or nothing: Juventus” të “Amazon Prime”.

Në të paraqiten momente nga dhoma e zhveshjes së Juventusit gjatë ndeshjes kundër Portos në Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për ballafaqimin e dytë mes skuadrave dhe pas përfundimit të pjesës së parë Ronaldo nuk i ka përmbajtur dot nervat. Sulmuesi luzitan e tregon acarimin e tij përpara gjithë shokëve të skuadrës teksa ngre tonin e zërit duke thënë: “Duhet të bëjmë diçka tjetër. Nuk prekim asgjë. Gjithmonë luajmë si m**”.

Ndërkohë para fytyrës së tij ka dalë Huan Kuadrado, i cili menjëherë i ka treguar se duhet të jetë një model me sjelljen e tij. “Ti duhet të jesh një shembull për të gjithë”, ka thënë kolumbiani. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ronaldos, që nuk e mënjanon veten e tij nga grupi. “Edhe unë. E përfshij edhe veten time, nuk po luajmë asgjë. Duhet të themi të vërtetat. Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, duhet të kesh personalitet“, thotë në nerva e sipër Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online