“Nuk lejojmë askënd të përbalti punën tonë“, reagon zyrtarisht Tirana: Do të përballeni me procedurat ligjore për shpifje

“Nuk lejojmë askënd të përbalti punën tonë“, reagon zyrtarisht Tirana: Do të përballeni me procedurat ligjore për shpifjeKlubi i Tiranës ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme mbi akuzat e ngritura së fundmi drejt tij dhe FSHF-së. Në media është përfolur për një ngrirje të llogarive bankare të qeverisë shqiptare të futbollit dhe të 25 herë kampionëve të Shqipërisë, gjë që pretendohet të ketë sjellë derdhjen e bonusit të UEFA-s në llogari bankare alternative dhe jo atë zyrtare të Tiranës.

Kjo gjë është hedhur poshtë fillimisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, që i cilësoi akuzat si të pavërteta. Të njëjtin qendrim mban edhe klubi i Tiranës, që sot ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje. Bardheblutë e kryeqytetit bëjnë me dije se vlerat monetare kanë kaluar të gjitha në llogaritë zyrtare të klubit dhe paralajmëron se do të ndjekë në mënyrë ligjore të gjithë ata që mundohen të njollosin emrin e kësaj skuadre të madhe të futbollit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i klubit të Tiranës:

Nisur nga sensibiliteti i madh mediatik duke përmendur dhe lakuar në mënyrë të papërgjegjshme emrin e KF Tirana dhe llogaritë e klubit dëshirojmë të sqarojmë se:

  1. Asnjëherë, asnjë vlerë monetare nuk ka kaluar në asnjë llogari tjetër përvecse ato zyrtare të KF Tirana.
  2. Kushdo që është i interesuar, subjekt, gazetar apo futbollist që kërkon informacione të sakta për këtë cështje duhet të drejtohet në departamentin e zyrës së shtypit të klubit, për të gjitha informacionet e nevojshme.
  3. Cilido që do të njollosë emrin e klubit 25 herë kampion në Shqipëri, për interesa meskine apo goditje të ulta për mënyrën sesi menaxhohet ky investim i madh, do të përballet me procedurat ligjore për shpifje sic parashikon ligji shqiptar.
  4. Klubi ka qënë gjithmonë i hapur dhe transparent me publikun në cdo situatë dhe për këtë arsye sqarojmë se nuk do të lejojmë askënd të përbalti punën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online