VIDEO/ Lorenc Trashi vjen me golin e parë nga distanca në Kuvajt, portierit i bëhet makth “topi i gënjeshtërt”

Lorenc Trashi ka shënuar golin e parë te Al Qadisiya në Kuvajt duke realizuar nga distanca. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 27 në gjysmëfinalen e Kupës kundër Al Tadamon, ndërsa rezultati i pjesës së parë është mbyllur në shifrat 2-0.

Ish-mbrojtësi i Partizanit ka dërguar një krosim drejt zonës që ishte gjithashtu e shënjestruar saktësisht në kuadrat, me portierin kundërshtar që është “gënjyer” nga lojtarët e tjerë të Al Qadisiya të cilët nuk e arritën dot sferën, por drejtimi i saj ishte drejt rrjetës.

Gjithashtu edhe goli i parë që u shënua nga ana e Wadi ishte identik, me të vetmin ndryshim se krosimi i Trashit erdhi nga një distancë më e madhe. Sërish në krahun e djathtë, Wadi do të krosonte drejt zonës e teksa portieri priste devijimin e topit, askush nuk do ta prekte me trajektoren që shkoi në cepin e rrjetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online