“E bukura kundër bishës”, ndeshja emocionuese që “pret shiritat” e Superiores në 2021

E nëse kalendari i Superiores do të zgjidhej me dorë duke parashikuar ekipet që do të hapnin vitin 2021, për të qenë një sfidë sa më emocionuese, nuk do të kishte një verdikt më të mirë sesa Vllaznia-Teuta. Vendi i parë i Superiores që luan kundër vendit të dytë ose e thënë ndryshe: “E bukura kundër bishës”.

Kjo pasi shkodranët kanë identitetin e tyre në fushën e lojës që është gjithmonë i bukur për t’u parë, duke argëtuar së tepërmi tifozët. Nga krahu tjetër “bisha” i rri përshtat Teutës së pamposhtur, që nuk e ka marrë ende humbjen e parë në këtë sezon. Pra pritet një ndeshje që do të dhurojë shumë emocione, por njëkohësisht që do t’i japi edhe një dorë të madhe fituesit të saj për t’u kthyer më i fortë në ëndrrën e titullit kampion. Vllaznia apo Teuta? E gjitha do të mësohet në orën 18:00!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online