VIDEO/ Lojtari shqiptar shënon gol dhe ia merr valles në Turqi, feson golin e katërt në kampionat

Istanbulspori është mposhtur në transfertën e sotme kundër Giresunsporit. Vendasit fituan takimin me shifrat 3-2. Golat e Istanbulsporit mbajnë autorësinë e dy lojtarëve shqiptarë, Valon Ethemit dhe Jetmir Topallit. Ishte fillimisht ish-lojtari i Kukësit ai që zhbllokoi shifrat e ndeshjes, duke mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 18. Goli i katërt i tij në kampionat, të cilin zgjedh ta festojë duke ia marrë valles së bashku me Topallin.

Giresunspori barazon në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë me anë të Uludagut, ndërsa në pjesën e dytë shënon edhe dy herë të tjera. Në fillim me anë të Campuzano-s (48’) dhe  më pas me anë të Mejia-s (57’). Jetmir Topalli ngushton rezultatin në minutën e 88 të takimit, por pa mundur të nxjerrë me pikë Istanbulsporin nga kjo transfertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online