“Janë disa lojtarë që mund t’i ftoj në të ardhmen”/ I jep shpresa futbollistëve të Superiores, Reja: Katari përgatitet prej 2 vitesh për Botërorin

Shqipëria ka nisur grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Katarit. Më 9 nëntor, lojtarët e “Abissnet Superiore“-s do të kenë shansin e dytë për të treguar vlerat e tyre përpara syve të trajnerit Edoardo Reja. Ky i fundit ka shpallur listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për takimin ndaj Katarit, ndërsa sot ka dalë në konferencë për shtyp në ambientet e kompleksit Tropikal në Durrës. Këto janë përgjigjet e Rejës për pyetjet e bëra nga gazetarët e pranishëm.

“Ne vazhdojmë punën për të vëzhguar lojtarët e kampionatit shqiptar, për t’i evidentuar dhe për të bërë përzgjedhjet. Me Arabinë Saudite bëmë një paraqitje të mirë, mbase meritonim edhe fitoren. Ajo iku tashmë kemi një ndeshje më të vështirë, atë me Katarin, që është një kundërshtar që ka dy vite që përgatitet për Botërorin. Është një skuadër shumë e fortë dhe shumë e mirë teknikisht dhe kjo për lojtarët tanë është një test për të provuar dhe treguar veten për të merituar një vend në Kombëtare.

Jam i bindur se ky grup do të bëjë një paraqitje shumë të mirë, por nuk mund të bëjmë një vlerësim individual të lojtarëve, por dihet që lojtarët që luajnë jashtë kanë më shumë eksperiencë. Jam i bindur që këta lojtar janë shumë të mirë, por s’mund të bëj një krahasim me Kombëtaren kryesore. Kam disa lojtar që më kanë lënë përshtypje të mirë dhe ndoshta mund t’i ftoj në të ardhmen, por nuk do të them emra, pasi për mua janë të gjithë lojtarët e thirrur të mirë. Ajo që do bëjë ndryshe me Katar nga Arabia Saudite, ndoshta këtë herë do të qëndrojnë më shumë minuta në fushë, që të tregojnë veten.

Ka shumë aspekte të mira të kampionatit shqiptar siç ka edhe mangësitë e veta. Mund të bëj një krahasim me Seria A, edhe në Itali thuhet se Seria A është me e dobët si Premier League psh. Por unë mendoj se ne duhet të punojmë shumë me të rinjtë, pasi lojtarët 17 apo 18 vjeç e kanë marrë bazën, ndaj ne duhet të punojmë shumë me moshat, për të formuar lojtarët në aspektin taktik. Pasi kam parë shumë lojtarë te ndeshja me Arabinë Saudite që fizikisht ishin mirë, por te pjesa taktike apo eksperienca kishin problem. Megjithatë po të shohësh Kombëtaren U-17 ka një përmirësim dhe duhet punuar me këto mosha. Për lojtarët e kampionatit shqiptar kjo gjë është shumë e mirë që të marrin eksperiencën”, ka deklaruar Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online