VIDEO/ Lojtari serb është më i urryeri te PSV! E godasin jashtë stadiumit, ndodhi gjithçka te PSV-Ajaks

Në ndeshjen mes PSV-së dhe Ajaksit ka ndodhur gjithçka, me situatën që ka dalë tërësisht jashtë kontrollit në minutat e fundit. Teksa vendasit po kryesonin falë golit të Zahavit, do të akordohej 11-metërshi për Ajaksin.

Në këtë moment autori i ekzekutimit, Dusan Tadiç, përfshihet në një sherr pas provokimeve të Dumfries. Lojtari i PSV kërkoi që ta shpërqëndronte sulmuesin serb, që menjëherë pasi e dërgoi topin në rrjetë festoi përpara tij dhe kërkoi të grindej fizikisht.

Shokët e skuadrës do ta ndalonin përplasjen, por jo sharjet: “Unë nuk dua të tregoj gishtin, por nuk duhet të flasi ai për nënën time. Më thërrit në emër, por jo për nënën time. Thjesht nuk duhet ta bënte as në fushën e futbollit dhe as jashtë saj”, u shpreh Dumfries.

Aktualisht Dusan Tadiç është lojtari më i urryer në krahun e tifozëve të PSV. Këta të fundit e pritën jashtë stadiumit në momentin që do të dilte për të shkuar në autobuz, atje ku nuk e kursyen për ta goditur me monedha dhe sendet që i ndodheshin afër. /Sport Ekspres/

One thought on “VIDEO/ Lojtari serb është më i urryeri te PSV! E godasin jashtë stadiumit, ndodhi gjithçka te PSV-Ajaks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online