“Transferimi më i vështirë që kam bërë”, drejtori sportiv tregon lodhjen për firmën e Muçit: Kërkoi kreativitet

Legia e Varshavës arriti të fitonte garën me klubet e tjera europiane për të siguruar kartonin e një nga talenteve më të mëdha të Kategorisë Superiore, Ernest Muçit. Trajneri i klubit të njohur polak ka folur me superlativa për 19-vjeçarin shqiptar, të cilin nuk e ka menduar dy herë ta krahasojë edhe me Lionel Mesin. Por për të  mbërritur deri te firma në kontratë nuk ka qenë aspak e lehtë. Këtë e konfirmon me plot gojë vetë drejtori sportiv i Legias.

Radoslav Kuçarsi ka folur për mediat në Poloni se transferimi i Ernest Muçit ka qenë një nga më të vështirët që ai ka realizuar dhe se kërkoi shumë kreativitet për tu mbyllur me sukses. Rrjedhja e informacionit në rrjetet sociale e dërgoi shumë pranë dështimit këtë transferim, por në fund Legia ia doli të siguronte shërbimet e talentit shqiptar.

“Nuk ishte një proces i lehtë. Një temë shumë e vështirë. Unë sinqerisht do të thosha se ky është ndoshta një nga transferimet më të vështira që kam bërë për këtë klub. Një transferim shumë intensiv që kërkon shumë kreativitet. Transferimi mund të jetë rrëzuar në një moment. Praktikisht në fund doli që në epokën e mediave sociale, informacioni doli jashtë, pavarësisht punës së mëparshme, praktikisht dy muajsh prapa skenave. Në fund të fundit disi i prishi planet, por jam i lumtur që Ernesti më në fund e rrëmbeu projektin tonë aq fort sa donte të bashkohej me ne”, ka deklaruar Radoslav Kuçarsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online