Raul Jimenez ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ditën e sotme, teksa ka qenë protagonist i një episodi qesharak gjatë ndeshjes kundër Brentfordit. Futbollisti 30-vjeçar ka shkaktuar të qeshura në Premier League me veprimin e bërë në fushë.
Meksikani që luan për Ulverhempton tenton të dhurojë spektakël me rabona, por përfundon si në futbollin amator. Fintet nuk i kanë shkuar siç duhet dhe Jimenez është ngatërruar me këmbët e tij, duke u rrëzuar përtokë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Jimenez is finished ??? https://t.co/Yhb2b6n2Xf #wwfc
— Villa Watch (@VillaWatch1) September 18, 2021