VIDEO/ Teuta, kjo “mace e zezë” e Vllaznisë, kampionët e Superiores rrëmbejnë barazimin me 10 lojtarë në Shkodër

LIVE, Vllaznia-Teuta 1-1 Da Silva 57’/ Guembemba 72′

Teuta tregon se është një “mace e zezë“ e Vllaznisë. Pas fitimit të kampionatit në ndeshjen e fundit sezonin e kaluar, arriti ti rrëmbente nga duart edhe Superkupën shkodranëvve. Nisur nga ky fakt, kuqeblutë ishin të etur për “hakmarrje“, e cila nuk erdhi as mbrëmjen e sotme.

Teuta e mbylli pjesën e parë me 10 lojtarë, teksa pas rishikimit me VAR arbitri nxjerr karton të kuq për Todorovskin. Të gjendur në epërsi numerike futbollistët e Vllaznisë u hodhën menjëherë në aksion për të marrë avantazhin. Në minutën e 49 gjyqtari akordon një penallti, por teknologjia ndërhyn dhe pas një pritjeje të gjatë loja vazhdon normalisht.

Megjithatë pak minuta më vonë shkodranët kanë arritur të tundin rrjetën, teksa Da Silva shfrytëzon më së miri një harkim të Lirifon Latifit. Por kur të gjithë mendonin se kuqeblutë do të shënonin të dytin, Teuta bën befasinë dhe kthen baraspeshën në minutën e 72-të. Përballja mes skuadrave ka përfunduar me shifrat 1-1, me kampionët në fuqi të Superiores që arrijnë ti rrëmbejnë një pikë Vllaznisë në “Loro Boriçi“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Qirko, Todorovski, Aleksi, Selmani, Jackson. Acquah, Daja, E. Vila, Kallaku, Plaku, Gorgiev

Vllaznia: Zzogovic, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heric, Da Silva, Latifi, Aralica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online