Azdren Llullaku vijon që të bëjë mirë te skuadra e Astrës. Ndonëse ndeshjen e sotme me Konkordian, 30-vjeçari e ka nisur nga stoli, ka arritur që t’i shfrytëzoi mjaft mirë ato pak minuta që trajneri i dha. Sulmuesi nga Istogu arriti që të shënonte 9 minuta pasi ishte futur në lojë.
Goli i katërt për Llullakun këtë edicion, në 18 ndeshjet që ai ka luajtur. Astra shkon në kuotën e 27 pikëve dhe tashmë ndodhet në gjysmën e sipërme të tabelës, që është dhe objektivi i klubit.
Ka festuar dhe Kamer Qaka, i cili ka triumfuar me Poli Iashin e tij, 1-0 ndaj Calarasit. Lojtari kuqezi ishte titullar dhe luajti 90 minuta të plotë.