VIDEO | Llullaku “dënon” Astrën në Bukuresht, humbet 11-metërsh

Azdren Llullaku dhe Astra e tij pësuan mbrëmjen e sotme një disfatë ndaj Steauas së Bukureshtit në transfertë. Sfida u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të vendasve, ku Llullaku ishte titullar për 90 minuta.

Ajo që vlen për t’u përmendur për sfidën është se Llullaku pati një shans të artë për të çuar në avantazh ekipin  e tij, kur në minutën e 21-të arbitri i takimit akordoi një 11-metërsh për Astrën. Te pika e bardhë u vendos lojtari ynë, por për fatin e tij të keq portieri kundërshtar kuptoi krahun dhe e ndali.

Në pjesën e dytë, Steaua e rriti presionin dhe arriti të gjej golin në minutën e 67-të me anë të Gnoheres, i cili ndryshe nga Llullaku u tregua i saktë nga pika e bardhë. Astra vijon të mbetet në vendin e gjashtë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Llullaku mbetet në kuotën e 3 golave në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *