VIDEO | Liverpuli rikthehet në krye, Arsenali “thyen mallkimin”

0

Liverpuli është rikthyer në krye të kampionatit dhe të fitorja pas dy barazimeve në kampionat. Djemtë e Jurgen Klop mposhtën Buremuthin në shtëpi me rezultatin 3-0 dhe tashmë janë ngjitur në kuotën e 65 pikëve (tre më shumë se Mançester Siti).

Sadio Mane hapi serinë e golave rreth mesit të pjesës së parë. Senegalezi shënoi me kokë pas një krosimi të Milnerit. “The Reds” nuk u ndalën dhe dyfishuan shifrat 11-të minuta përpara fundit të pjesës së parë. Gol i mrekullueshëm i Vijnaldum, i cili stopoi bukur një top të marrë nga Robertson dhe lëshoi një parabolë të pakapshme nga portieri kundërshtar.

Salah nuk mund të mungonte dhe vulosi fitoren me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë. Aksion shumë i bukur i vendasve dhe Firminjo dhuroi një asist me finte për Salah, i cili shënoi golin e 17-të në kampionat.

 

Ndeshjet larg stadiumit “Emirates” ishin kthyer në një “gogol” për skuadrën e Arsenalit, por në përballjen e ditës së sotme ndaj Hadërsfilldit të vendit të fundit, djemtë e Unai Emeri e thyen këtë “mallkim”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1 – 2 dhe dy golat për “topçinjtë” i shënuan Ioubi e Lakazet.

Në ndeshjen e tjera të zhvilluara ditën e sotme, Kardifi befasoi duke mundur vendasit e Sauthempton, ndërsa derbi londinez midis Kristal Palas dhe Everton u mbyll në barazim 1 – 1. Uotfordi zhyti në krizë Evertonin me fitoren e sotme me rezultat minimal 1 – 0. Kjo është humbje e tretë radhazi për skuadrën e drejtuar nga portugezi Marko Silva.

Kristal Palas-Uest Hem 1-1
(Zaha 76’ / Noble (pen) 27’)

Hadërsfilld-Arsenal 1-2
(Diakhabi 90+3′ / Ioubi 16’, Lakazet 44’)

Liverpul-Buremuth 3-0
(Mane 24’, Vijnaldum 34’, Salah 48’)

Sauthempton-Kardif 1-2
(Stefens 90+1′ / Bamba 69’, Zohore 90+4′)

Uotford-Everton 1-0
(Grej 65’)

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.