VIDEO: Liverpuli reziston, Arsenali kthehet te gafat

Liverpuli ia ka dalë të mbajë gjallë ëndrrën e titullit kampion, duke mundur në transfertë uellsianët e Kardif me rezultatin 2 – 0. Ekipi i Nil Uarnok u tregua i pafuqishëm ndaj djemve të Jyrgen Klop, që zhbllokuan rezultatin në të 57-ën me anë të holandezit Vinajldum, ndërsa fitorja u vulos nga një penallti e ekzekutuar nga Xhejms Milner.

Ndërsa në sfidën tjetër mes Arsenalit dhe Kristal Palas në “Emirates Stadium”, ka pasur surpriza, pasi miqtë kanë triumfuar 2-3. Ndeshja nisi më mirë për Palas, madje dhe gjetën golin në minutën e 16’ me anë të Kristian Benteke. Arsenali u mundua të reagojë, por goli i barazimit erdhi vetëm në pjesën e dytë. Mesut Ozili barazon gjithçka në minutën e 48’.

E kur mendohej se “Topçinjtë” do ta përmbysnin rezultatin, miqtë shënojnë dy herë. Fillimisht Zaha dhe më pas MekArthur shtangin vendasit. Obamejang shënoi në minutën e 77’ për të rihapur takimit, por gola nuk pati më dhe Arsenali u mposht.

Premier League, java 35

Kardif – Liverpul  0-2
Vijnaldum 57’, Milner 81’ (pen)

Arsenal – K. Palas  2-3
Ozil 48’, Obamejang 77’ / Benteke 16’, Zaha 61’, MekArthur 69’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online