Ka qenë një mbrëmje miqësoresh për Liverpulin dhe Çelsin, teksa fillimi i kampionatit po afron. Skuadra e Klopit vijon me goleadat dhe këtë herë e ka ulur pak dozën, pasi mundi Torinon 3-1 me një Starrixh në version fantastik, edhe pse dy golat e parë erdhën nga Firmino dhe Vijnaldum.
Sakaq, për “granatat” shënoi Andrea Beloti.
https://www.youtube.com/watch?v=hPED9sz5vWE
Në miqësoren tjetër, Çelsi mund të buzëqeshë pak pas humbjes së Superkupës së Anglisë, edhe pse është thjesht një test. Barazim në 90’ ndaj Lionit, por gjithçka e zgjidhur me penallti 5-4.
Vendimtar dhe protagonist ishte veterani portier Grin, teksa pritet transferimi i talentit të Atletikos, Kapa.
https://www.youtube.com/watch?v=aXLioj9hsx8