VIDEO/ Liverpuli i pandalshëm, thyen dhe Totenhemin

Liverpuli konfirmohet si një prej pretendentëve kryesor për titull. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka marrë një fitore të merituar në transfertë, duke mundur skuadrën e Totenhemit me rezultatin 1-2. “The Reds” arritën që të shënonin që në pjesën parë falë Vinaldum, i cili u tregua i saktë në goditjen me kokë, pas një harkimi nga këndi. Portieri Vorm provoi që ta evitonte golin, por gjyqtari anësor ishte vigjilent dhe sinjalizoi që topi e kishte kaluar vijën fatale.

Nuk mund të mungonte dhe Firmino, i cili dyfishoi rezultatin vetëm 9 minuta pasi kishte nisur fraksioni i dytë. Në minutën e tretë shtesë “Spurs” ngushtuan rezultatin me Lamelën, por pa mundur që të bëjnë diçka më shumë. Liverpul arrin në kuotën e 15 pikëve pas 5 ndeshjesh dhe për momentin është në krye të klasifikimit.

Totenhem në anën tjetër mbeten në kuotën e 9 pikëve dhe regjistroi humbjen e dytë radhazi. Vendasit pretenduan një 11-metërsh në sekondat e fundit të ndeshjes, por ndërhyrja në dëm të Heung-Min Sonit, u konsiderua si e rregullt nga ana e gjyqtarit kryesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *