VIDEO/ “Koloseu është edhe sot”! Si dikur te Tirana e Egbo, motivimi që i dha Daja në derbi Partizanit

0

“Filmi është triller, por arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Dilnin në fushë, vdisnin ose fitonin. Diçitura e saj është se nuk fitohet nga trajneri dhe as nga kapiteni. Por duhet të jeni të gjithë bashkë nëse do të fitohet. Ne nuk do vdesim në arenë, por duhet të jemi të gjithë bashkë”, kjo është mënyra sesi trajneri Ilir Daja e motivoi Partizanin përpara derbit me Tiranën.

Emocionet u shtuan më tepër për lojtarët pas këtij karikimi për të dhënë gjithçka në fushë. Pra për të kuptuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje normale të kampionatit, por për një përballje ndryshe, që trajtohet në një tjetër mënyrë. Më herët këtë lloj motivimi e kemi parë te Tirana e drejtuar nga ana e Egbos. Mesa duket kjo mënyrë është shumë efikase pasi futbollistët kanë nevojë për një karikim emocional shtesë që mund të jepet nga fjalimi i trajnerit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.