VIDEO/ Lëviz bukur në zonë dhe topi kalon në mënyrë të pabesueshme mes këmbëve, Muçi barazon shifrat

Ernest Muçi e ka nisur titullar takimin e sotëm kundër Gornik Zabrzesë, ku ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës. Kundërshtarët shënojnë dy herë brenda dy minutave në pjesën e parë, ndërsa në po të njëjtën mënyrë përgjigjet Legia e Varshavës në fraksionin e dytë të lojës.

Vetëm 1 minutë pasi Vieteska ngushton diferencat, Ernest Muçi shënon golin e barazimit. Sulmuesi shqiptar lëviz bukur në zonë dhe menjëherë shënjestron portën. Portierit nuk mund ta kontrollojë topin me duar dhe në mënyrë të pabesushme i kalon sfera mes këmbëve. Gardiani i Gornik Zabrzesë reagon menjëherë, por është tepër vonë pasi sfera e ka kaluar vijën fatale. Shifrat janë në baraspeshë 2-2 dhe ka ende minuta në lojë për të vendosur fituesin. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online