VIDEO/ Interi zbret me këmbë në tokë të pathyeshmit e Serisë A, nga fitorja e zikaltërve gëzon edhe… Milanin

Napoli është mposhtur për të parën herë në këtë sezon. Është Interi ai që ka zbritur me këmbë në tokë të pathyeshmit e Serisë A. Napoletanët kalojnë të parët në avantazh me anë të një goli mjat të bukur nga ana e Zielinskit. Por vetëm 4 minuta më vonë Kulibali prek topin me dorë në zonë dhe Hakan Çalhanoglu kthen baraspeshën me anë të penalltisë. Një minutë para përfundimit të pjesës së parë Interi përbys rezultatin me anë të Ivan Perisiçit.

Në pjesën e dytë ka qenë Lautaro Martinez që tundi rrjetën për herë të tretë për zikaltrit, duke hipotekuar kështu në një farë mënyre fitoren. Mertes shënon një supergol në minutën e 78, por nuk mjafton për të ndryshuar fatin e takimit. Interi triumfon kështu me shifrat 3-2 dhe i afrohet me vetëm 4 pikë diferencë kreut. Ndërkohë kjo fitore e zikaltërve gëzon edhe Milanin, që edhe pas shumbjes së djeshme ndan vendin e parë me pikë të barabarta me Napolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online