VIDEO/ Levandovski nuk gjen paqe, Bajerni gati ti japi goditjen e fundit: Levi po vijmë!

Barcelona pret mbëmjen e nesërme Bajernin e Mynihut në “Kamp Nou“. Katalanasit janë me njërën këmbë jashtë Ligës së Kampionëve dhe gjiganti gjerman është gati t’i japë goditjen e fundit. Bavarezët nuk kanë mëshirë për ish-lojtarin e tyre, Robert Levandovskin.

Futbollistët e Bajernit vijojnë të ngacmojnë në distancë polakun. Së fundmi, ai që në Mynih ka qenë miku i tij më i mirë, Tomas Myleri, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku i drejtohet pikërisht Levandovskit. “Levi po vijmë”, dëgjohet të thotë Myleri, duke e shoqëruar fjalën e tij me të qeshura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *