VIDEO/ Hasa bën heroin e Juventusit në Champions, përmbys Benfikën me një supergol dhe dërgon bardhezinjtë në fazën tjetër

Nëse Juventusi po vuan këtë sezon në Champions League, e kundërta po ndodh me ekipin U19 të tyre. Bardhezinjtë e rinj kanë siguruar sot kualifikimin nga grupet e UEFA Youth League-s, ekuivalenti i Champions-it për 19-vjeçarët. Juventusi ka mposhtur me rezultatin 2-3 Benfikën dhe kryesore i shkon një lojtari shqiptar.

Luis Hasa bën heroin për italianët, teksa me dopietën e tij përmbys Benfikën. Portugezët kishin kaluar në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishin bardhezinjtë ata që morën frenat e lojës në dorë. Mbangula ngushtoi diferecat dhe më pas ishte Hasa ai që solli epërsinë. Në minutën e 63-të, futbollisti shqiptar barazon me anë të një penalltie, ndërsa në të 79-n shënon një supergol, ku me të majtën e tij e ndal topin në trekëndësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online