VIDEO/ Chelsea mposht Salzburgun dhe siguron kualifikimin, Broja do të luajë për herë të parë në 1/16-at e Champions League-s

Chelsea bëhet skuadra e parë që siguron kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në Champions League. Blutë e Londrës mposhtën Salzburgun me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme. Goli i parë u shënua në minutën e 23-të nga Mateo Kovaçiçi. Pjesa e dytë nisin vrullshën për vendasit, që barazuan në minutën e 48 me anë të Adamusë. Por festa do të ishte e përkohshme për Salzburgun.

Në minuntën e 62-të Kai Havertz realizon një gol spektakolar me të majtën e tij. Topi përfundon në trekëndësh dhe Chelslea siguron tre pikët. Në fushën e lojës aktivizohet edhe Armando Broja, por që më tepër kreu detyrat mbrojtëse për të ruajtur rezultatin. Chelsea siguron kështu kualifikimin dhe sulmuesi shqiptar do të ketë mundësinë që për të parën herë në karrierë të luajë në fazën me eliminim direkt të Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online