Ermi Lenjani vijon me formën e shkëlqyer në Zvicër, teksa pak momente më parë ka gjetur golin e katërt sezonal në Superligë.
Në minutën e 21-të mbrojtësi, lëshoi një predhë në afërsi të zonës, duke e çuar topin në trekëndësh, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij Sionit, që luan në transfertë ndaj Thunit.