VIDEO/ Lënë mënjanë makinat luksoze, lojtarët madrilenë shkojnë në stërvitje me… Fiat Panda

Shpesh jemi mësuar t’i shohim futbollistët të rreshtojnë makinat e tyre luksoze rreth parkimit të stadiumit, teksa pagat e tyre ua mundësojnë një gjë të tillë. Por ka edhe momente të tilla kur në pah del modestia. Kryeqyteti spanjoll është mbuluar nga dëbora për shkak të stuhisë që ka goditur vendin dhe lojtarët e Atletikos së Madridit kanë vendosur që të shkojnë në stërvitje me një … Fiat Panda.

Një makinë kjo që kushton shumë pak dhe është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Karrasko, Lemar dhe Vërsaljiko kanë zgjedhur këtë mënyrë për të udhëtuar në rrugët e mbuluara nga dëbora. Ishte pikërisht mbrojtësi kroat që ka publikuar edhe video gjatë rrugës për në “Vanda Metropolitano” në rrjetin e tij social në “Instagram”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online