VIDEO | Leksion nga Paraguaj: Akorduan golin “fantazmë”, dënim ekzemplar për arbitrat!

Gabimet e arbitrave nuk kanë fund. Rasti i ndodhur në Paraguaj është në kufijtë e së pabesueshmes. Luhej ndeshja Çerro Porteno-San Lorenzo dhe takimi i datës 1 maj përfundoi 1-1.

Vendasit dominuan gjithë ndeshjen, kaluan në avantazh në pjesën e dytë, por u barazuan nga… arbitri anësor! Vetëm ai e pa si gol goditjen e miqve, të cilët u befasuan vetë përpara se të fillonin festimin e golit.

Topi, pasi u përplas në traversë, dallohet qartësisht se është rreth një metër jashtë porte, por për dikë është gol. Polemikat e shumta të vendasve nuk rikthyen vendimin, edhe pse presidenti i Çerros kërcënoi me tërheqje të ekipit nga fusha e blertë. Gjithsesi, Federata ka marrë masa drastike.

20 ndeshje është pezulluar arbitri kryesor dhe 30 ai anësor. Nuk mbaron me kaq, 20 ndeshje do të qëndrojë pushim arbitri i katërt, ndërsa pesë ndeshje është dënuar edhe anësori tjetër. Gjithçka prej atij goli fantazmë, të cilin e panë vetëm arbitrat.

“Kam gabuar, më vjen keq dhe më vjen turp. Dua t’i kërkoj falje Çerro Portenos dhe gjithë tifozëve”, është shprehur asistenti Diego Silva. Një koment ka dhënë edhe Kristian Akuino, kryesori i sfidës në fjalë, i cili merr përsipër gabimin dhe i kërkon ndjesë të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *