VIDEO/ Legjendat e futbollit po talleshin me Arabinë Saudite pak ditë më parë: Do të luajnë 10.000 njerëz kundër 11

Arabia Saudite shkaktoi befasinë e madhe duke mundur Argjentinën me shifrat 1-2, si për të treguar se ka diçka për thënë në Botëror sa i përket vendit të dytë, në grupin ku bëjnë pjesë edhe Meksika me Poloninë. Sesa u nënvlerësua kjo Kombëtare, mjaftojnë skenat e disa ditëve më parë kur legjendat e futbollit Roy Keane, Gary Neville dhe Micah Richards po talleshin në studio.

Ata po flisnin për Kupën e Botës dhe kur Gary Neville tha se Arabia Saudite mund të përfundonte e dyta në grup, sepse do të kishte mbështetjen e dhjetëra mijëra tifozëve në tribuna, Roy Keane nisi të tallej: “Dhe të gjithë këta do të jenë në fushë?”. Kjo shkaktoi të qeshura të mëdha, ndërsa Neville u përgjigj: “Po, po. Do të luajnë 10 mijë njerëz kundër 11”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online