VIDEO/ Lebanon-Kina ishte ndeshje futbolli pa rregulla! Takat në fytyrë dhe me VAR, arbitri vijon lojën dhe nuk nxjerr as…kartonin e verdhë

Në ditën e sotme është zhvilluar ndeshja mes Lebanonit dhe Kinës për Kupën e Azisë, që ka përfunduar në shifrat 0-0. Kjo ndeshje është kthyer në fjalën e parë në mediat botërore, për një detaj shumë të veçantë.

Në një moment gjatë ndeshjes, mbrojtësi i Lebanonit, Khalil Khamis, ka bërë një ndërhyrje të keqe duke i vendosur takat në fytyrë lojtarit rival, Ëeijun Dai. Në çdo vend të botës do të akordohej kartoni i kuq, por në këtë rast, nuk është akorduar as faull.

Loja duhej të vazhdonte, ndërsa pavarësisht se ndeshja zhvillohej me sistemin VAR, Khalil Khamis nuk është ndëshkuar as me kartonin e verdhë, duke u përzgjedhur në fund si një prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online