PSG ishte hedhur në sulm për të gjetur një mesfushor qendre dhe Tuhel do e këtë në dispozicion një të tillë. Leandro Paredes ka nënshkruar me francezët dhe zyrtarisht do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023. Kështu, mesfushori 24-vjeçar e ka mbyllur pas 18 muajsh aventurën e tij me Zenitin në Rusi.
SHIFRAT – Parades shkëlqeu para dy sezonesh te Roma dhe rusët e blenë atë për shumën e 23 milionë eurove. Hapat e parë si futbollist ai i ka hedhur në Argjentinë te Boka Zhuniors, për të kaluar më pas në Itali ku u aktivizua pak me Kievon. Te këta të fundit u dha në huazim.
Me të njëjtën formulë e mori edhe Roma, që në verën e vitit 2015 e bleu për shumën e 6 milionë eurove. Mesfushori nuk ishte ende gati dhe një sezon në huazim tek Empoli e rriti atë. Më pas ai u aktivizua edhe te verdhekuqtë dhe Zeniti e bleu për 23 milionë euro.
Në Rusi në gjysmën e parë të këtij sezoni numëron 15 ndeshje si titullar, ndërkohë që la gjetur edhe rrugën e rrjetës tre herë. Një numër i mirë për një mesfushor, për të cilin PSG u detyrua të paguante plot 47 milionë euro. Ujdi e mirë edhe për rusët, që fitojnë nga kjo lëvizje në aspektin financiar.
MESAZHI I PRITJES – Klubi francez i ka uruar mirëseardhjen Paredes përmes anësorit Angel Di Maria, i cili në një video të postuar nga PSG ka një mesazh për mesfushorin e blerë nga Zeniti. “Përshëndetje shoku! Dua të të uroj mirëseardhjen te PSG dhe shpresoj të kesh shumë sukses. Jeni shumë i ri dhe ju sigurisht keni shumë për të dhënë për këtë klub”, shprehet Di Maria.
??? Breaking News!
¡Hola @LParedss! We have a message for you from Ángel Di Maria…! ?
?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/hxW5Ob5T27
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 29, 2019