Interi e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serisë A. Zikaltrit kanë mposhtur Monza-n me shifrat 2-0. Ndeshja u vendos nga Lautaro Martinezi, i cili mban autorësinë e të dy golave të shënuar.
Argjentinasi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 8, kur shënoi pas një asisti të Dumfries-it. Ndërkohë, në minutën e 76 mori një asist nga Arnautovic-i dhe shkundi përsëri rrjetën, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-0. Në këtë ndeshje të parë të sezonit të ri nuk pati asnjë minutë për Kristjan Asllanin, i cili u la në stol përgjatë gjithë 90 minutave nga Simone Inzaghi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Marko Arnautovic for Lautaro Martinez and IL Capitano makes it 2-0. Inter 2-0 Monza.#InterMonza #SerieATIM pic.twitter.com/3xzju4uh5V
— $ (@samirsynthesis) August 19, 2023