Kampionati italian mbetet në ankth deri në javnë e fundit. Milani priste mbrëmjen e sotme një hap falas nga Interi për t’u shpallur kampion nga shtëpia, por dëshira e tyre nuk u plotësua. Megjithëse kërkonte me ngulm mundësinë për të marrë pikë në lu.ftën për mbijetesë, Kaljari nuk ia doli të ndalte zikaltrit.
Mateo Darmian ishte lojtari që zhbllokoi i pari rezultatin në minutën e 25, ndërsa në të 51-tën Lautaro Martinez dyfishoi shifrat. Kaljari kundërpërgjigjet vetëm 120 sekonda më pas me anë të Likojanisit, por kaq nuk mjafton. Lautaro Martinez ishte përsëri heroi i Interit, teksa në minutën e 84-t vulosi përfundimisht fitoren 1-3 të zikaltërve, duke i mohuar kështu festën e titullit kampion Milanit. Trofeu i Serisë A do të vendoset në 90 minutat e javës së fundit, pasi ekipi i Inzagit gjendet vetëm 2 pikë larg kuqezinjve kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/