“Kam folur me skautë të Barcelonës dhe menaxher te Legia”, Refik Halili: Nuk e lëshojmë Taulant Seferin pa 1 milionë e gjysmë euro

Refik Halili është i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Presidenti i Tiranës është shprehur për shumëçka që ka ndodhur me klubin në këtë vit, që u shpall kampion me Partizanin. Gjithashtu është diskutuar edhe për çështjen e Taulant Seferit, që sipas kreut të bardhebluve, nuk do të lëshohet për më pak se 1 milion e gjysmë euro.

“Askush tjetër nuk ka bërë më mirë se Taulant Seferi në 10 vitet e fundit. Le të themi të vërtetën, kur e morëm nga Young Boys, na thonin: “Nuk bën”. Shiheni Seferin sot. Unë nuk merrem me pseudo menaxherë, ka shumë të tillë në Shqipëri. Këta gjuajnë gjithmonë poshtë me çmime. Kam folur me menaxherë të njohur nga Legia dhe skautë të Barcelonës. Kampionati shqiptar po shihet shumë tani, sipas tyre. Prandaj pa 1 milionë e gjysmë euro, Seferi nuk jepet”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online